Këshilla mbi armët e gjahut

Mirëmbajtja

Përpara se të blini ose të përdorni një armë lexoni me kujdes përmbajtjen e kësaj faqe dhe manualin e përdorimit të armës.
Përdorimi i papërgjegjshëm i armës së zjarrit mund të shkaktoj dëme të pa riparueshme.


Arma duhet të ruhet në ambientë të mbyllura, pa lagështirë dhe me armëmbajtëse. Ajo duhet të jetë në gjëndje të mbërthyer, me pjesët e lëvizshme në pozicionin e përparmë, e shkrehur dhe në sigurese. Gjithmone arma të jetë e pastruar dhe e vajisur. Perpara se të bëhet qitje tyta e armës të pastrohet deri në të thatë. Gjatë mbushjes, heqjes se fishekëve apo menjanimit të pengesave nuk duhet përdorur force e madhe. Per të evituar fryrjen ose plasjen e tytës, ndalohet rreptësisht mbyllja e kanalit të tytës me cfaredolloj sendi.
të gjitha tytat e armëve të gjahut qe shitën nga Shoqeria jone janë tëresisht të kromuara.
Per pastrimin e armëve të gjahut të perdoren setë pastrimi profesionale.
Shenim: Cokatura duhet lene i instaluar kur kryhet pastrimi i armës, per të evituar grumbillimin e mbetjeve në filetat ku vendosen cokaturat e brendshme.
Për mirëmbajtjen dhe pastrimin e armës duhet të bëhet fillimisht cmontimi i armës. Para se të bëni cfarëdolloj ndërhyrje në armë duhet të siguroheni që kariaktori, dhoma plasjes dhe tyta të jenë bosh, mos të ketë fishekë.